Panuçi harron Shqipërinë: Italia vuajti me Spanjën, të tjerat nuk më emocionuan

Panuçi harron Shqipërinë: Italia vuajti me Spanjën, të tjerat nuk më emocionuan

Ish trajneri kuqezi teksa dështoi me Shqipërinë, asnjë kompliment për performacën e grupit të Silvinjos.
Duke folur për Sky Sport, të raportuar nga TMW, Kristian Panuçi foli për Kampionatin Europian të zhvilluar deri tani nga Italia dhe ndeshjen e radhës kundër Zvicrës:
“Do të jetë një ndeshje e vështirë, e ndërlikuar, por ne jemi Italia dhe duhet të besojmë duke u treguar krenarë. Kemi vuajtur gjithmonë në raundet e para, le të shpresojmë që të sjellë ogur të mirë”.
A është pjesa më e lehtë e tabelës një motivim shtesë?“Atëherë nëse do të kalonim, do të shohim, Anglia dhe Holanda janë të forta dhe ndoshta ne vuajmë më shumë nga portokallitë, edhe sepse anglezët janë gjithmonë të dobët në fund të sezonit. Por ndërkohë le të mendojmë për Zvicrën.”
Çfarë Italie keni parë deri tani?“Kemi vuajtur shumë kundër Spanjës por as në ndeshjet e tjera nuk ka pasur futboll spektakolar. Nuk kemi kampionë, por një grup të mirë djemsh të ‘lënduar’.
Të tjerët, duke përjashtuar Spanjën, nuk më emocionuan. Më dukej sikur një skuadër për mua paksa e shtruar deri më tani, mendoj se Kieza dhe Zakanji, janë lojtarët që mund të ndryshojnë ndeshjet.”/Sportiim.al/

Vazhdo leximin
Burimi