Një ditë pas eleminimit, Gravina e Spaleti qëndrojnë
Presidentit iu kërkua dorëheqja, Gravina: Përjashtohet mundësia e dorëheqjes për ne të dy (Gravina president dhe Spaleti trajner, red)
Gravina:
Gabriele Gravina i zhgënjyer ishte ai që foli në konferencën për shtyp të nesërmen e eliminimit të Italisë nga Euro 2024.
Presidenti i FIGC konfirmoi sot vazhdimin e projektit të Azzurri të drejtuar nga Luçiano Spaleti. “Shumë zhgënjim për performancën e ofruar dje, por ndërgjegjësim se e vetmja rrugë e realizueshme është ajo e punës”.
Përjashtohet mundësia e dorëheqjes për të dy: “Nuk tërhiqemi nga përgjegjësitë ”.
Spaleti:
Aventura në Euro 2024 ndaj Zvicrës përfundoi në mënyrën më të keqe të mundshme, teksa për Luçiano Spaletin është koha për shpjegime.
Një vlerësim i domosdoshëm me një sy si në Gjermani dhe zgjedhjet tekniko-taktike, ashtu edhe në të ardhmen në funksion të lëvizjeve të radhës.
“Unë u përpoqa ta rinovoj pakëz ekipin dhe meqenëse do të qëndroj këtu, kjo do të bëhet edhe më shumë në të ardhmen – shpjegoi trajneri në konferencën për shtyp – kam bërë diçka të gabuar dhe jam përgjegjës kryesor pasi nuk arritëm të rritemi në këtë turne.
Ne u kthyem në pikën zero pas disfatës ndaj Zvicrës, por e di se çfarë të bëj”, tha ndër të tjera Spaleti.
Vazhdo leximin
Burimi