Sporti në zi! Mbyll sytë përgjithmonë ish-gjyqtari i njohur (Emri + Foto)

Sporti në zi! Mbyll sytë përgjithmonë ish-gjyqtari i njohur (Emri + Foto)

Një lajm i hidhur ka prekur ditën e sotme botën e futbollit dhe të arbitrimit të Shqipërisë. Bëhet fjalë për ish-arbitrin dhe vëzhguesin e Federatës Shqiptare të Futbollit, Mentor Sopjanin që është ndarë nga jeta. Në moshën 54-vjeçare, Sopjani nuk arriti dot të mposhtë sëmundjen e rëndë që e kishte prekur prej kohësh. Sopjani luftoi për një kohë të gjatë me kancerin, për të mbyllur sytë përgjithmonë në Itali.
Burimi: Sot.com.al