Zyrtare! Trajneri Christian Chivu rinovon kontratën me Inter deri në vitin 2028

Zyrtare! Trajneri Christian Chivu rinovon kontratën me Inter deri në vitin 2028

19 Qershor 2026 8:31 Telesport Tashmë është zyrtare! Christian Chivu, i cili pati një sezon të parë fantastik, ka nënshkruar një zgjatje kontrate me Inter deri në vitin 2028. Njoftimi erdhi pas një vizite që trajneri rumun bëri në klub. Vizita ishte e mjaftueshme për formalitetet e zakonshme, pasi agjenti i tij, Pietro Chiodi, kishte qenë në selinë e klubit zikaltër të mërkurën për të finalizuar detajet me menaxhmentin: Paga e Chivu-t do të rritet në 3 milionë euro në vit. Një akt besimi ndaj një trajneri të ri, i cili mbërriti mes skepticizmit nga tifozët dhe ka pushtuar shpejt botën e Inter me punën e tij të palodhur dhe aftësitë e komunikimit. Por, mbi të gjitha, ai luajti një rol të rëndësishëm në fitimin...