Zyrtare/ Teuta bën goditjen e bujshme, afron lojtarin francez që vlen 1.2 mln euro
Klubi i Teutës ka zyrtarizuar afrimin e bujshëm të portierit francez Paul Bernardoni në Kategorinë Superiore. 29-vjeçari, i cili sapo kishte dalë lojtar i lirë në fillim të muajit korrik, vjen në Shqipëri me një vlerësim prej 1.2 milionë eurosh në tregun e transferimeve, duke u shndërruar në lojtarin më të shtrenjtë të kampionatit. Bernardoni ka një karrierë të pasur në nivelet më të larta të futbollit francez, ku ka mbrojtur portën e skuadrave të njohura si Bordeaux, Saint-Etienne, Angers, Nimes, Clermont Foot dhe Troyes. Përveç përvojës në Ligue 1, ai ka luajtur edhe jashtë vendit të tij me Konyaspor në Turqi dhe Yverdon Sport në Zvicër. Portieri gjithashtu ka qenë pjesë e kombëtareve të moshave të Francës, duke përfaqësuar vendin e tij edhe në...
Burimi:
sot.com.al