Zyrtare/ E mbyllën sezonin pa trofe, Vllaznia merr vendimin për trajnerin dhe drejtorin sportive
Megjithëse e përfundoi kampionatin e rregullt në vendin e parë, Vllaznia nuk mundi të përfitonte nga rendtija. Shkodranët i humbën të treja sfidat në “final four”, duke e përfunduar kështu sezonin pa trofe. Megjithatë, në kampin kuqeblu duket se kanë mbetur të kënaqur me punën e kryer nga Edi Martini dhe nga Vioresin Sinani. Klubi Vllaznia ka njoftuar sot përmes faqes së vetë zyrtare në “Facebook” se ka vendosur të zgjasë bashkëpunimin si me trajnerin Martini, ashtu edhe me drejtorin sportiv Sinani. Të dy kanë firmosur një kontratë 2-vjeçare dhe do të kenë mundësinë të çojnë përpara projektin e Vllaznisë, me shpresën se titulli kampion do të kthehet në Shkodër./Sport Ekspres/
Burimi:
sportekspres.com