Zyrtare/ Chelsea prezanton blerjen e re, mbrojtësi francez Lacroix lojari më i ri i “bluve”

Zyrtare/ Chelsea prezanton blerjen e re, mbrojtësi francez Lacroix lojari më i ri i “bluve”

Chelsea siguron një përforcim të rëndësishëm për repartin e mbrojtjes. Klubi londinez ka zyrtarizuar transferimin e mbrojtësit francez Maxence Lacroix nga Crystal Palace. Mbrojtësi 26-vjeçar ka firmosur një kontratë afatgjatë me “Blutë” deri në vitin 2032 dhe do t’i bashkohet skuadrës së re përpara sezonit 2026/27. Lacroix vjen te Chelsea pas dy sezoneve shumë pozitive me Crystal Palace, ku regjistroi 98 paraqitje dhe ndihmoi skuadrën të shkruante historinë me fitimin e UEFA Conference League, FA Cup dhe Community Shield. Mbrojtësi francez konsiderohet një nga qendërmbrojtësit më të fortë në Europë, i vlerësuar për shpejtësinë, forcën fizike dhe dominimin në duelet ajrore. Karrierën e nisi në akademinë e Sochaux, ndërsa më pas u transferua te Wolfsburg, ku në katër sezone zhvilloi 130 ndeshje përpara kalimit në...