Dy brigje, një kauzë: Aktivistët lundrojnë nga Italia në mbështetje të “Revolucionit të Flamingove”

Dy brigje, një kauzë: Aktivistët lundrojnë nga Italia në mbështetje të “Revolucionit të Flamingove”

Tridhjetë e pesë vjet më parë, në gusht të vitit 1991, anija tregtare “Vlora” kaloi Adriatikun me rreth 20,000 shqiptarë në bord, të cilët po i largoheshin kolapsit ekonomik dhe mjerimit. Ishte një nga zbarkimet më të mëdha në historinë e Italisë. Sot, një tjetër lloj flote po përgatitet të bëjë të njëjtin rrugëtim në kah të kundërt. Më 20 gusht, një flotilje e vogël prej tre varkash me vela do të niset nga porti i Brindisit drejt brigjeve shqiptare, për të protestuar kundër tjetërsimit të pronave publike dhe zonave të mbrojtura në Vlorë. E pagëzuar si një nismë e përbashkët e kolektivit italo-shqiptar “Mesdhe” , atij shqiptar “Palestina e Lirë” dhe degës italiane të nismës “Global Sumud Flotilla”, kjo lëvizje vjen në mbështetje të...