Zi në sportin shqiptar, shuhet në San Marino legjenda e volejbollit Kreshnik Tartari

Zi në sportin shqiptar, shuhet në San Marino legjenda e volejbollit Kreshnik Tartari

Volejbolli dhe mbarë sporti shqiptar kanë humbur sot një nga figurat më emblematike të historisë së tyre. Pas një beteje të gjatë me një sëmundje të rëndë, është ndarë nga jeta të shtunën e 30 majit në San Marino, legjenda e rrjetës, Kreshnik Tartari. Lajmi i trishtë është bërë i ditur nga miqtë dhe ish-lojtarët e tij ndër vite. “Strategu” historik, i cili arriti të prekte katërshen e Evropës një herë si lojtar dhe plot tri herë si trajner i “Dinamos” së madhe të vajzave, lë pas një trashëgimi të artë dhe të pashlyeshme në historinë e sportit tonë kombëtar.