“Zhegrova krijon diçka nga hiçi”, kreu i Juventusit është i bindur për sulmuesin shqiptar: E kemi të qartë përse e kemi marrë
Sezoni i parë i Zhegrovës nuk ka shkuar ashtu siç pritej. Lojtari shqiptar u afrua me bujë të madhe te bardhezinjtë, por në fund nuk ia doli të fitonte dot vendin e titullarit në skuadër. Kjo ka bërë që të përflitet për një largim të mundshëm të tij. Megjithatë, CEO i Juventusit ka thënë së fundmi në një konferencë për shtyp me mediat se klubi dhe trajneri janë të kënaqur me kontributin e Zhegrovës. Komoli ka thënë se te klubi bardhezi, të gjithë janë të bindur për aftësitë e lojtarit shqiptar. “Klubi e dinte se mund të kishte frustrim me Zhegrovën, por ne zgjodhëm ta merrnim sepse ai ka një aftësi shumë të qartë. Ai mund të krijojë diçka nga asgjëja. Ai mund të dalë...
Burimi:
sportekspres.com