Zbulohet lojtari i Barcelonës që Simeone kërkon në operacionin për Alvarez, Flick e konsideron të paprekshëm
15 Korrik 2026 19:15 Telesport Barcelona dhe Atletico Madrid kanë hyrë në një fazë tjetër për çështjen Alvarez. Dy klubet janë në bisedime për të gjetur një rrugë të përbashkët për transferimin e argjentinasit në “Camp Nou”. Atletico nuk lëviz nga shifra 150 milionë euro, por tashmë nuk përjashton mundësinë e përfshirjes së një ose disa lojtarëve katalanas në këtë operacion. Mundo Deportivo zbulon se lojtari i kërkuar nga Diego Simeone është Marc Bernal. Mesfushori 19-vjeçar është nën kontratë me Barcelonën deri në vitin 2029 dhe ka një klauzolë largimi 500 milionë euro. Bernal konsiderohet i paprekshëm nga trajneri Hansi Flick dhe gëzon besimin e tij të plotë. Barcelona nuk e ka përjashtuar përfshirjen në marrëveshje të një ose disa prej lojtarëve të sja në...
Burimi:
telesport.al