Yamal acarohet pak para ndeshjes ndaj Arabisë Saudite: Argjentina fitoi 3-0, Franca 3-1. Dhe ju mendoni se ato do të arrijnë në finale?
21 Qershor 2026 15:16 Telesport Lamine Yamal nuk e ka fshehur dot zemërimin me shtypin spanjoll, pas barazimit 0-0 ndaj Cape Verde në ndeshjen e parë në grup. Menjëherë pas ndeshjes, por edhe ditët në vijim, Spanja ka marrë kritika të shumta. Kjo gjë nuk i ka pëlqyer aspak Lamine Yamal, sepse sipas tij ishte vetëm ndeshja e parë në grup dhe nuk tregon asgjë. “Ju gazetarët, e keni me nxitim të madh për të kryer punën tuaj. Jemi vetëm në xhiron e parë të ndeshjeve. Spanja mori një pikë, Portugalia gjithashtu, Argjentina fitoi 3-0, Franca fitoi 3-1… Dhe ju tashmë mendoni se Franca dhe Argjentina do të arrijnë në finale, vetëm se fituan ndeshjet e tyra të para në grup? Thjesht nuk e kuptoj....
Burimi:
telesport.al