Wimbledon/ Për herë të parë finale tërësisht çeke, Muchova sfidon Noskova-n

Wimbledon/ Për herë të parë finale tërësisht çeke, Muchova sfidon Noskova-n

Wimbledon do të ketë për herë të parë në histori një finale tërësisht çeke në turneun e femrave. Karolina Muchova dhe Linda Noskova siguruan biletën për aktin e fundit, duke eliminuar kundërshtaret e tyre në gjysmëfinale dhe duke dhuruar një surprizë të madhe në turneun më prestigjioz të fushave me bar. 21-vjeçarja Linda Noskova konfirmoi formën e shkëlqyer, teksa mposhti në dy sete ukrainasen Marta Kostyuk me rezultatin 6-4, 6-4. Tenistja çeke administroi me qetësi ndeshjen, duke dominuar momentet kyçe dhe siguruar kualifikimin pa lëshuar asnjë set. Shumë më dramatike ishte gjysmëfinalja tjetër, ku Karolina Muchova triumfoi pas një beteje të fortë ndaj amerikanes Coco Gauff. Muchova fitoi me rezultatin 2-1 në sete (6-1, 1-6, 7-6), në një sfidë me ritëm të lartë dhe emocione...