Vllaznia në Ligën e Konferencës, Balaj dhe Gurishta i besojnë përvojës së tyre

Vllaznia në Ligën e Konferencës, Balaj dhe Gurishta i besojnë përvojës së tyre

Përvoja mund ta ndihmojë Vllazninë të arrijë sukses në fazën paraeliminatore të Ligës së Konferencës. Në prag të sfidave ndërkombëtare, kuqeblutë mbështeten edhe te disa futbollistë që e njohin mirë atmosferën e kupave të Europës, pasi kanë qenë protagonistë me fanellën shkodrane në vite. Mes futbollistëve që aktualisht janë pjesë e skuadrës, emri që spikat më shumë është ai i Bekim Balajt. Kapiteni kuqeblu numëron plot 13 paraqitje në kompeticionet europiane me Vllazninë, duke u renditur i shtati në historinë e klubit për këtë statistikë. Një tregues i qartë i vazhdimësisë dhe rolit të rëndësishëm që sulmuesi ka pasur ndër vite, si në kampionat ashtu edhe në arenën ndërkombëtare. Menjëherë pas tij vjen Erdenis Gurishta. Mbrojtësi shkodran ka regjistruar 12 paraqitje në kupat e Europës...