Vllaznia kërkon kualifikimin në kthim, Egnatia për historinë në Champions
Nisur nga rezultati 2-1 për ta, Vllaznia do të tentojë kualifikimin sot në orën 16:30 ndaj Malishevës në Prishtinë. Sidoqoftë në këtë tur elimnator të Conference League, shkodranët do ta kenë super të vështirë. Loja e tyre jo aq bindëse në të vajtjes por dhe niveli i treguar nga ekipi kosovar, e kthejnë takimin sot në një sfidë me shumë të panjohura. Ndërkaq po sot në orën 21:00, luhet e kthimit mes kampionëve të Egnatias dhe Petrokub të Moldavisë. Për herë të parë Egnatia synon të kalojë një tur në Champions League. E para prodhoi barazimin 1-1duke avantazhuar skuadrën e teknikut Nevil Dede./Sportiim.al/ Post navigation
Burimi:
sportiim.al