Projekti për ndërtimin e dy fushave në Luginën e Preshevës, ftesë e hapur për donatorët…

Projekti për ndërtimin e dy fushave në Luginën e Preshevës, ftesë e hapur për donatorët…

Federata Shqiptare e Futbollit ka ndërmarrë një projekt me rëndësi të veçantë sociale dhe kombëtare për ndërtimin e dy fushave moderne të futbollit në Luginën e Preshevës, një në Komunën e Preshevës dhe një në Komunën e Bujanocit. Projekti do të realizohet në bashkëpunim me dy komunat respektive, ndërsa synon t’u krijojë fëmijëve dhe të rinjve shqiptarë të kësaj zone kushte dinjitoze për të luajtur futboll, për t’u zhvilluar sportivisht dhe për të ndjekur ëndrrat e tyre në ambiente që përmbushin standardet moderne. Në kuadër të këtij investimi, Federata Shqiptare e Futbollit do të financojë ndërtimin e bazamentit të fushave, shtrimin e tapetit artificial sipas standardeve të FIFA-s, si edhe vendosjen e portave. Ndërkohë, Komunat e Preshevës dhe Bujanocit do të realizojnë ndërtimin e dhomave...