Vllaznia e dërgon në katër numrin e rinovimëve
Pas konfirmimit të Edi Martinit dhe drejtorit sportiv Vioresin Sinanit edhe për dy sezone, Vllaznia vijon turin e rinovimëve të elementëve që aktualisht ka në grupin e saj të futbollistëve. Lirim Kastrati, Sherif Kallaku, Leon Pohls dhe së fundi Edon Murataj janë lojtarët që kanë zgjatur kontratat e tyre respektive me kuqeblutë nga Shkodra. Është vetë klubi i presidentit Alban Xhaferi teksa përmes faqes zyrtare bën azhornimin e zhvillimëve intensive te Vllaznia. Skuadra nëntë herë kampione e vendit duket se po synon të ketë një marsh tjetër në Europë pasi në prag ka ndeshjet e Conference League 2026/2027. Sigurisht nëse do të vijë heqja e embargos nga FIFA, ata mund të afrojnë futbollistë të tjerë…/Sportiim.al/ Post navigation
Burimi:
sportiim.al