“Mbrojtja dhe siguria e fëmijëve në sport”, FSHF jep detaje nga projekti më i ri

“Mbrojtja dhe siguria e fëmijëve në sport”, FSHF jep detaje nga projekti më i ri

Federata Shqiptare e Futbollit Ka zbatuar një sërë projektesh për zhvillimin e futbollit në kategori të ndryshme moshash dhe shtresash sociale, duke pikësynuar që ky sport të ketë një përphapje sa më të gjerë. Ndërkohë, FSHF vijon angazhimin e saj në kuadër të projektit “Mbrojtja dhe Siguria e Fëmijëve në Sport 2.0”, duke marrë pjesë aktive në nismat që synojnë krijimin e një mjedisi sportiv më të sigurt dhe gjithëpërfshirës për fëmijët. Në ambientet e FSHF-së u zhvillua takimi i parë i Bordit Teknik Këshillimor të Profesionistëve, një strukturë e krijuar në kuadër të projektit, e cila bashkon përfaqësues të Federatës Shqiptare të Futbollit, Federatës Shqiptare të Basketbollit, Agjencisë Shtetërore për të Drejtat dhe Mbrojtjen e Fëmijës, Njësisë për Mbrojtjen e Fëmijës pranë Bashkisë Tiranë,...