FSHF vijon investimet në “Arena e Demave”, punime për bazamentin dhe sistemin e vaditjes së fushës
Federata Shqiptare e Futbollit vijon me ritme intensive investimet në infrastrukturën sportive në kuadër të përgatitjeve për organizimin e finaleve të Kampionatit Europian U-21 2027, që Shqipëria do të presë si një nga vendet bashkëorganizatore. Punimet në stadiumin “Arena e Demave” po avancojnë sipas planifikimit, ndërsa është në zhvillim ndërtimi i fushës së re hibride, një investim i rëndësishëm që do ta sjellë impiantin në standardet e kërkuara për zhvillimin e ndeshjeve ndërkombëtare. Pas heqjes së plotë të tapetit të vjetër artificial, po punohet për realizimin e rikonstruksionit të bazamentit të fushës dhe po punohet për sistemin modern të vaditjes, një fazë thelbësore për garantimin e cilësisë dhe jetëgjatësisë së tapetit të ri. Në fazën tjetër do të kryhet vendosja e tapetit hibrid, e ndjekur nga mbjellja...
Burimi:
sportiim.al