Brahim Diaz “djeg shaminë e beqarit”, futbollisti maroken martohet me Luz Méndez
3 Gusht 2026 11:57 Alfred Lleshi Brahim Díaz është martuar me partneren e tij Luz Méndez, me të cilën prej kohësh ka pasur një lidhje sentimentale. Lajmi është bërë publik përmes postimeve dhe urimeve në rrjetet sociale, ku çifti është shfaqur duke festuar këtë moment të veçantë. Një kapitull i ri ka nisur në jetën private të futbollistit të Real Madridit dhe kombëtares së Marokut. Ceremonia e martesës vjen në një periudhë të veçantë për mesfushorin ofensiv, i cili ka pasur rritje të madhe në karrierë pas rikthimit te Real Madridi (nga huazimi te Milani). Brahim, i lindur në Málaga më 3 gusht 1999 nga një baba me origjinë marokene dhe një nënë spanjolle, është kthyer në një nga lojtarët më të dashur të tifozëve madrilenë...
Burimi:
telesport.al