Vlerësimi/ Orges Shehi zgjidhet trajneri i muajit prill në Kategorinë Superiore
Kampionati në “Abissnet Superiore” po shkon drejt fundit. Tirana ka marrë disa rezultate pozitive gjatë javëve të fundit, rezultate që mund ta shpëtojnë atë nga rënia një kategori më poshtë. Ndonjë një fitore tjetër duhet që Tirana të sigurojë mbijetesën në Superiore për këtë edicion. Një punë të mirë duket se ka bërë trajneri Orges Shehi, i cili me fitoret e fundit ka ngjallur shpresë. Ndërkohë, Orges Shehi është përzgjedhur si trajneri më i mirë i muajit prill në kampionatin “Abissnet Superiore” nga Drejtoria Teknike e FSHF. Tekniku i Tiranës regjistroi një muaj pozitiv në drejtimin e skuadrës, duke arritur dy f itore të rëndësishme ndaj Egnatias dhe Partizanit, si edhe dy barazime përballë Flamurtarit dhe Dinamo Sitit, pa pësuar asnjë humbje. Çmimi “Trajneri i...
Burimi:
sot.com.al