Vlerësime, rivalitet dhe përcaktim kalendari për “play-off”-et në Kategorinë e Parë

Vlerësime, rivalitet dhe përcaktim kalendari për “play-off”-et në Kategorinë e Parë

Adriatik BALLA Verdiktet e para në Kategorinë e Parë janë dhënë në fundjavën e kaluar, pasi Skënderbeu dhe Laçi u ngjitën automatikisht në Superiore, pasi e përfunduan garën në këtë kategori në dy vendet e para. Madje Laçi fitoi edhe titullin pas një dueli direkt në Korçë me Skënderbeun, të fituar me një gol të sekondës së fundit. Por për disa skuadra gara nuk ka përfunduar ende. Bëhet fjalë për skuadrat që synojnë ngjitjen në elitë apo dhe mbijetesën për të mos rënë në kategorinë e Dytë. Parë në këtë kuadër, emocionet e Kategorisë së Parë nuk kanë përfunduar ende për sezonin aktual. Për kalendarin ka menduar vetë FSHF, e cila ka caktuar datat dhe oraret e ndeshjeve, kurse specialistët në FSHF kanë zgjedhur më...