Vitinha: Nuk jemi favoritë ndaj Arsenalit, çdo finale Champions-i është histori më vete
26 Maj 2026 14:40 Alfred Lleshi Mesfushori i PSG-së, Vitinha, foli për “TNT Sports” para finales së Champions League ndaj Arsenalit, që do të luhet më 30 maj në Budapest. Portugezi hodhi poshtë idenë se janë favoritë vetëm pse e fituan trofeun sezonin e kaluar: “Nuk besoj se përvoja e vitit të kaluar është avantazh. Një finale Champions-i është gjithmonë histori më vete, vendoset në një ndeshje të vetme. Ne do të jemi gati, duhet të jemi”. Vitinha theksoi edhe forcën e mesfushës së skuadrës së drejtuar nga Luis Enrique: “Krahasuar me sezonin e kaluar, lëvizshmëria jonë është edhe më e mirë. Sa më shumë luajmë bashkë, aq më mirë e kuptojmë njëri-tjetrin dhe lëvizjet në fushë. Tani jemi plotësisht të sinkronizuar. Ne e dimë...
Burimi:
telesport.al