Videoja e Ushtrisë pushton rrjetin/ Norvegjia në delir pas triumfit ndaj Brazilit

Videoja e Ushtrisë pushton rrjetin/ Norvegjia në delir pas triumfit ndaj Brazilit

Norvegjia mposhti Brazilin me rezultatin 2-1 në çerekfinalet e Kupës së Botës, duke siguruar kualifikimin në fazën tjetër të turneut. Pas përfundimit të ndeshjes, festimet në vend zgjatën gjatë gjithë natës. Një nga momentet që tërhoqi më shumë vëmendje ishte reagimi i Ushtrisë së Norvegjisë. Forcat e armatosura publikuan një video që u përhap me shpejtësi në rrjetet sociale, ku grupe ushtarësh nga degë të ndryshme interpretonin të ashtuquajturën “përshëndetje e vikingëve”. Të ulur në formacion, sikur ndodheshin në një anije vikinge, ata simulonin lëvizjen e vozitjes me lopata imagjinare. Në Oslo, atmosfera festive përfshiu të gjithë qytetin. Sipas raportimeve, rreth 100 mijë persona u mblodhën në qendër të kryeqytetit norvegjez, duke mbushur bulevardet dhe sheshet kryesore për të festuar suksesin e ekipit kombëtar. Fitorja...