Vendimi i papritur i IOC: Sportistët dhe ekipet ruse do të lejohen të garojnë në Lojërat Olimpike të “LA 2028”

Vendimi i papritur i IOC: Sportistët dhe ekipet ruse do të lejohen të garojnë në Lojërat Olimpike të “LA 2028”

Bordi ekzekutiv i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar (IOC) ka hequr përkohësisht pezullimin ndaj Komitetit Olimpik Rus, që ishte në fuqi nga 12 tetori 2023. “Vendimi u mor pas një analize të plotë nga Komisioni i Çështjeve Ligjore të IOC, duke marrë parasysh se Komiteti Olimpik Rus nuk ka më asnjë organizatë sportive rajonale midis anëtarëve të tij në territoret që bien nën juridiksionin e Komitetit Olimpik Kombëtar të Ukrainës“, thuhet në deklaratë. “Për më tepër, Komiteti Olimpik Rus ka konfirmuar se nuk kryen dhe as nuk do të kryejë asnjë aktivitet në këto territore. Bordi ekzekutiv do të vazhdojë të monitorojë nga afër situatën në lidhje me aktivitetet e Komitetit Olimpik Rus në këto territore dhe rezervon të drejtën për të marrë masa të mëtejshme nëse...