Vendimi i FIFA-s ndryshon llogaritë e Botërorit, përballjet direkte vendosin renditjen në grupe
FIFA ka vendosur një ndryshim të rëndësishëm në rregulloren e Kampionatit Botëror 2026, një vendim që tashmë ka ndikuar drejtpërdrejt në fatin e disa kombëtareve dhe që mund të luajë rol kyç edhe në garën për kreun e grupit të Anglisë. Ndërsa faza e grupeve po hyn në ndeshjet e saj të dyta, disa skuadra kanë siguruar tashmë kualifikimin për në raundin e 32-të, ndërsa të tjera janë eliminuar para kohe. Një nga ekipet që ka prerë biletën për fazën tjetër është SHBA-ja e drejtuar nga Mauricio Pochettino. Amerikanët mposhtën Australinë 2-0 në Seattle falë një autogoli të Cameron Burgess dhe golit të Alex Freeman, duke siguruar matematikisht kualifikimin edhe pse kanë ende për të luajtur sfidën e fundit të grupit ndaj Turqisë. Në krahun...
Burimi:
javanews.al