Dy minuta fikje i kushtuan Egnatias, kampionët e Shqipërisë duhet të bëjnë mrekullinë për përmbysje me Shamrock

Dy minuta fikje i kushtuan Egnatias, kampionët e Shqipërisë duhet të bëjnë mrekullinë për përmbysje me Shamrock

Pas atij eleminimi të pafat kundër Celjes, Egnatia është kthyer që të luajë në turin e tretë të Europa League. Ashtu si edhe pritej, kundër Shamrock në transfertë, detyra ishte shumë e vështirë.Megjithatë si për çudi, në pjesën e parë nuk ndodhi shkatërrimi që jemi mësuar të shohim shpesh mes ekipeve shqiptare kundër skuadrave irlandeze, që na mbysin me intensitet. Goli i parë i vendasve erdhi nga një pakujdesi në mbrojtje si kundër Celjes, atje ku Burke shënoi nga penalltia në të 29. Megjithatë Egnatia fitoi një 11-metërsh në të 41 dhe ashtu si edhe kundër Celjes, një tjetër gabim. Megjithatë në vazhdim të aksionit, goli do të shënohej edhe me pak fat pas atij gabimit të parë të Jamie, për të barazuar shifrat. Ndeshja...