Një në Itali dhe një tjetër në Arabi, skuadra e Arsenal largon dy sulmuesit e tepërt

Një në Itali dhe një tjetër në Arabi, skuadra e Arsenal largon dy sulmuesit e tepërt

25 Gusht 2026 9:22 Telesport Skuadra e Arsenal ka nisur nga puna për të larguar lojtarët e tepërt dhe duket se sulmi është sektori që ka bollëk. Të paktën për momentin. Në pritje që “topçinjtë” të sjellin në “Emirates” Julian Alvarez, dy lojtarë janë me valixhet gati. Skuadra arabe e Al Hilal ka filluar kontaktin zyrtar me Arsenal për Gabriel Martinelli. Anësori brazilian është i hapur për mundësinë e një transferimi në Ligën Profesionale Saudite. Gjithsesi, ai ka edhe alternative të tjera dhe pritet të vendosë së shpejti. Emri tjetër është Gabriel Jesus, që duket se kërkohet me ngulm në Serie A. Ai është në shënjestër të Napoli, që kërkon të kompletojë sulmin me një lojtar me përvojë. Pritet që Napoli të largojë një lojtar...