Kompromisi nuk është dobësi, zoti Kryeministër!
Takimi maratonë mes Albin Kurtit dhe Lumir Abdixhikut nuk prodhoi marrëveshjen që pritej, por prodhoi diçka po aq të rëndësishme: pranoi publikisht se pa kompromis politik Kosova rrezikon të futet sërish në një cikël zgjedhjesh të parakohshme. Pas më shumë se tre orësh diskutime, të dy liderët dolën para mediave me të njëjtin mesazh: marrëveshje nuk ka, por dialogu do të vazhdojë. Kjo është shenja më e qartë se të dyja palët e kuptojnë se kriza institucionale nuk i shërben askujt. Kurti kërkon partner, jo vetëm vota Në pamje të parë, Albin Kurti duket në pozicion të favorshëm. Vetëvendosja ka fituar zgjedhjet dhe ka numrat për të ngritur Kuvendin dhe për të formuar qeverinë me mbështetjen e komuniteteve joshumicë. Por problemi nuk është qeveria. Problemi...
Burimi:
kohajone.com