“Nuk kemi marrëveshje”, Kurti flet pas takimit me Abdixhikun

“Nuk kemi marrëveshje”, Kurti flet pas takimit me Abdixhikun

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, njëherësh kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, tha pas takimit mbi tre orësh me kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, se nuk kanë arritur një marrëveshje për krijimin e institucioneve. “Marrëveshje politike nuk kemi. Diskutuam për qasje të ndryshme, për mundësitë që i kemi përpara. Kemi nevojë për një marrëveshje politike, e cila respekton rezultatin zgjedhor, nuk e zëvendëson atë, por e shndërron edhe në kontribut për stabilitet institucional dhe funksionim të Republikës”, tha Kurti. Ai shtoi se koha për arritjen e një marrëveshjeje është shkurtuar dhe pa të, vendi rrezikon sërish të shkojë në zgjedhje. Ndërkaq, duke hyrë në Kuvend, Kurti deklaroi se ai ka mbështetje të mjaftueshme për Kuvendin dhe Qeverinë, por “për zgjedhjen e presidentit...