WhatsApp po teston funksionin e ri, mesazhet që nuk lënë gjurmë

WhatsApp po teston funksionin e ri, mesazhet që nuk lënë gjurmë

WhatsApp po teston një funksion të ri që do t’u japë përdoruesve mundësinë të dërgojnë mesazhe tekstuale që mund të lexohen vetëm një herë, përpara se të zhduken përgjithmonë. Aktualisht, aplikacioni e ofron këtë veçori vetëm për fotografitë, videot dhe mesazhet zanore. Tani, kompania po e zgjeron funksionin edhe për mesazhet me tekst.. Funksioni është vërejtur në versionin beta të WhatsApp për iPhone (iOS), të shpërndarë përmes TestFlight, si dhe në versionin testues për Android. Pasi të shkruajnë një mesazh, përdoruesit do të kenë mundësinë të zgjedhin opsionin “Dërgo si mesazh që lexohet vetëm një herë”. Sapo marrësi ta hapë dhe ta lexojë mesazhin, ai do të fshihet automatikisht. Gjithashtu, mesazhi nuk do të mund të kopjohet, të përcillet apo të ndahet me përdorues të...