Egnatia dorëzohet në pjesën e dytë, i duhet një mrekulli në ndeshjen e kthimit për kualifikimin në play-off

Egnatia dorëzohet në pjesën e dytë, i duhet një mrekulli në ndeshjen e kthimit për kualifikimin në play-off

Egnatia është mundur 3-1 në Dublin nga Shamrock Rovers në ndeshjen e parë të turit të tretë kualifikues në Europa League. Në minutën e 27-të, Ildi Gruda shkakton një faull të qartë ndaj kundërshtarit brenda zonës. Arbitri jep penallti, Graham Burke tregohet i saktë. Në minutën e 40-të, Gruda lan “fajin” dhe fiton penalltinë pas faullit në zonë nga kundërshtari. Fillimisht arbitri kryesor i takimit ndëshkoi shkodranin me karton të verdhë për simulim, por pas ndërhyrjes së VAR, ndryshon mendje dhe jep penallti për rrogozhinasit. Godet Jaime dhe pret portieri kundërshtar, por nuk e grushton në mënyrën e duhur dhe spanjolli i Egnatias ndoqi aksionin deri në fund dhe dërgoi topin në rrjetë. Pjesa e parë mbyllet 1-1. Pjesa e dytë foli e gjitha për...