AGSH kundërshton kufizimet e reja të GJKKO-së për gazetarët: Konsultim dhe rishikim i rregullores

AGSH kundërshton kufizimet e reja të GJKKO-së për gazetarët: Konsultim dhe rishikim i rregullores

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka shprehur shqetësim lidhur me rregulloren e re të Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), e cila pritet të hyjë në fuqi më 1 shtator dhe që, sipas organizatës së gazetarëve, sjell kufizime të pajustifikuara për ushtrimin e profesionit të gazetarit. AGSH e konsideron veçanërisht problematik ndalimin e përdorimit të telefonave celularë nga gazetarët gjatë seancave gjyqësore. Sipas organizatës, telefoni celular nuk është vetëm një pajisje elektronike, por një mjet thelbësor pune për raportimin në kohë reale, komunikimin me redaksitë dhe informimin e publikut. Në reagimin e saj, AGSH thekson se kufizimi i përdorimit të këtij mjeti nuk i shërben administrimit të drejtësisë, por rrezikon të cenojë të drejtën kushtetuese të informimit, veçanërisht në një...