Vendim i papritur/ Trajneri i njohur njofton largimin pas humbjes në Botëror
Zlatko Dalic ka vendosur të mbyllë aventurën e tij si trajner i kombëtares së Kroacisë pas përfundimit të Kupës së Botës 2026. Tekniku kroat ka informuar Federatën Kroate të Futbollit për vendimin e tij gjatë një takimi me presidentin e federatës, Marijan Kustic, duke i dhënë fund një prej periudhave më të suksesshme në historinë e futbollit kroat. Dalic mori drejtimin e Kroacisë në vitin 2017 dhe nën udhëheqjen e tij “Vatrenët” përjetuan epokën më të artë të tyre në arenën ndërkombëtare. Gjatë këtyre viteve, Kroacia fitoi tre medalje në turnetë më të rëndësishëm: vendin e dytë në Kupën e Botës 2018 në Rusi; medaljen e bronztë në Botërorin 2022 në Katar; medaljen e argjendtë në Ligën e Kombeve UEFA 2023. Gjithashtu, Dalic udhëhoqi ekipin...
Burimi:
sot.com.al