Usyk nxjerr vakant titujt kampionë bote në peshën e rëndë por nuk tërhiqet: Kam ende një “vallëzim” të fundit

Usyk nxjerr vakant titujt kampionë bote në peshën e rëndë por nuk tërhiqet: Kam ende një “vallëzim” të fundit

Boksieri ukrainas Oleksandr Usyk ka hequr dorë nga titujt e tij botërorë të peshave të rënda të kategorive WBC, WBA dhe IBF. Lajmin e konfirmnoi vetë boksieri i pamposhtur (25 fitore). Usyk, i cili vjen pas një fitoreje të diskutueshme me ndalesë në sekondën e fundit të raundit të 11-të ndaj legjendës së kikboksit Rico Verhoeven, ka vendosur të heqë dorë nga tre titujt kampionë, një veprim që e ka hapur plotësisht divizionin e peshave të rënda. Megjithatë, ukrainasi nuk do të tërhiqet nga sporti ende, pasi zbuloi se do të luftojë për herë të fundit para se të varë dorezat. Në një video të postuar në rrjetet sociale, Usyk, tha: “Është një ditë e mirë për të thënë se dua të heq dorë nga...