UFC-328/ Dy duele për titull, Chimaev-Strickland “qershia mbi tortë” për kurorën e peshës së mesme

UFC-328/ Dy duele për titull, Chimaev-Strickland “qershia mbi tortë” për kurorën e peshës së mesme

Këtë fundjavë, në Nju Xhersi, do të zhvillohet eventi UFC-328 në artet marciale mikse. Një tjetër event interesant, me dy duele për titullin kampion bote, të dyja për meshkuj. Në peshën e mesme, kampioni në fuqi, rusi Khamzat Chimaev (15 fitore e asnjë humbje), do të mbrojë për herë të parë titullin kampion, që fitoi në gusht të vitit të kaluar. Ai do të duelojë me amerikanin Sean Strickland (30 fitore e 7 humbje). Strickland ka qenë tri vite më parë kampion në këtë Divizion dhe do të kërkojë të rikthehet në majën e kësaj peshe. Dueli tjetër për titull është ai i peshës “flyweight” (pesha deri 57kg). Kampioni në fuqi, amerikani Joshua Van (16 fitore e 2 humbje) do të përballet me japonezin Tatsuro...