UEFA nuk ka mbaruar punë me Infantinon, kërcënon presidentin e FIFA-s se do e padisë për planin për të shitur Botërorin
Përplasja mes UEFA-s dhe FIFA-s është thelluar ndjeshëm, pasi qeveria e futbollit europian po shqyrton mundësinë e ndërmarrjes së veprimeve ligjore ndaj FIFA-s dhe presidentit të saj, Gianni Infantino. Sipas mediave britanike, UEFA i ka dërguar një letër zyrtare Infantinos, ku e paralajmëron se po vlerëson ngritjen e një padie, arbitrazhi ose ankese rregullatore lidhur me planin tashmë të braktisur për shitjen e një pjese të të drejtave tregtare të Kupës së Botës tek investitorë privatë. Plani i Infantinos shkaktoi reagime të forta në botën e futbollit, pasi parashikonte shitjen e aksioneve të turneut më të madh të futbollit përmes një strukture të re financiare. Pas presionit të madh nga UEFA, konfederatat e tjera dhe sponsorët, FIFA u detyrua të tërhiqej nga projekti. Në letrën...
Burimi:
sot.com.al