UEFA kundër FIFA-s: S’mund të bëjë veprime për të pasuruar veten dhe miqtë

UEFA kundër FIFA-s: S’mund të bëjë veprime për të pasuruar veten dhe miqtë

Adriatik BALA Konfederata Evropiane e Futbollit ka lëshuar tjetër komunikatë lidhur me planet e FIFA-s për të shitur aksione të ngjarjeve të saj, duke përfshirë të Kupës së Botës. UEFA ka shkruar se “FIFA nuk mund të vazhdojë ta përdorë futbollin për të pasuruar veten dhe miqtë e saj”. UEFA thotë se ka kundërshtim të konsiderueshëm ndaj planeve të FIFA-s. “Sot mësuam për afatin e FIFA-s për federatat që të mbështesin propozimin e saj ose të përballen me tërheqje të pagesës së njëhershme. Kjo thotë gjithçka që duhet të dini rreth këtij plani”, ka shkruar UEFA në komunikatën e së mërkurës. “Por, pasi ka zhvilluar diskutime me shumë palë të interesuara në lojën tonë, UEFA e di se ka një kundërshtim të konsiderueshëm dhe në...