UEFA Europa League/ Egnatia mëson kundërshtarin e mundshëm të fazës play-off

UEFA Europa League/ Egnatia mëson kundërshtarin e mundshëm të fazës play-off

Egnatia ka mësuar emrin e kundërshtarit të mundshëm në fazën play-off të UEFA Europa League. Shorti i hedhur mesditën e sotme në Nion rezervoi për kampionët e Shqipërisë një përballje me skuadrën norvegjeze Lillestrøm, nëse rrogozhinasit arrijnë të kalojnë me sukses irlandezët e Shamrock Rovers në raundin e tretë të kompeticionit. Në rast kualifikimi, Egnatia do të zhvillojë ndeshjen e parë më 20 gusht, ndërsa sfida e kthimit do të luhet në transfertë më 27 gusht.