U rikthye te Fenerbahçja, trajneri dhe Muriqi diskutojnë për titullin kampion
Vedat Muriqi është rikthyer te Fenerbahçja. Sulmuesi shqiptar ka lënë gjurmë në ekipin nga Stambolli, që këtë vit kërkon të thyejë hegjemoninë e Gallatasarait. Në një bisedë mes Kartalit dhe Muriqit, trajneri i Fenerbahçes i ka premtuar lojtarit nga Kosova se këtë sezon do të festojnë fitimin e titullit kampion. “Këtë vit, me vullnetin e Zotit, do të bëhemi kampionë. Duhet t’u sjellim buzëqeshje këtyre tifozëve, këtij komuniteti”, ka thënë Ismail Kartali. Nga ana tjetër Vedat Muriqi i është përgjigjur me fjalët: “Të gjithë kemi nevojë për të (titullin kampion), trajner”./Sport Ekspres/
Burimi:
sportekspres.com