Turqia, zhgënjimi më i madh i këtij Botërori në fazën e grupeve. Arda Guler me reagim të ndjerë

Turqia, zhgënjimi më i madh i këtij Botërori në fazën e grupeve. Arda Guler me reagim të ndjerë

20 Qershor 2026 16:21 Telesport Me humbjen 1-0 ndaj Paraguajit, Turqia i bashkohet Haitit, në ekipet e para të eliminuara nga faza e grupeve në këtë Botëror. Turqit e drejtuar nga Vincenzo Montella pritej të ishin një nga surprizat e mëdha për mirë të këtij Botërori, por me dy humbjet në dy ndeshjet e para në grup, rezultoi e kundërta. Ylli kryesor i Turqisë, Arda Guler, ka kërkuar falje për tifozët e kombëtares së tij, pas humbjes së fundit ndaj Paraguajit. “Duam të kërkojmë falje, jemi të turpëruar. Ne të gjithë luajmë për klubet kryesore dhe duhet të kishim bërë shumë më mirë në këtë garë. Në dy ndeshje, nuk shënuam asnjë gol të vetëm dhe kjo është e papranueshme. Ne luajmë për disa nga...