Marrëveshja 302 mln dollarë për Shqipërinë/ Ambasada Amerikane:Huaja do të mbështesë modernizimin e Forcave të Armatosura

Marrëveshja 302 mln dollarë për Shqipërinë/ Ambasada Amerikane:Huaja do të mbështesë modernizimin e Forcave të Armatosura

Selia e Ambasadës Amerikane në Tiranë TIRANË- Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka reaguar pas ratifikimit dhe nënshkrimit nga Shqipëria të një huaje prej 302 milionë dollarësh në kuadër të programit Foreign Military Financing (FMF). Në reagimin zyrtar, ambasada thekson se huaja do të mbështesë modernizimin e Forcave të Armatosura të Shqipërisë përmes blerjes së kapaciteteve dhe pajisjeve ushtarake me origjinë amerikane. Ambasada vlerëson gjithashtu bashkëpunimin e ngushtë mes dy vendeve në fushën e sigurisë dhe nënvizon se Shqipëria ka qenë e koordinuar me Shtetet e Bashkuara në çështje të rëndësishme të politikës së jashtme. "Sot, Shtetet e Bashkuara kanë kënaqësinë të njoftojnë ratifikimin dhe nënshkrimin nga Shqipëria të një huaje të re prej 302 milionë dollarësh në kuadër të programit Foreign Military Financing...