Tuchel: Nuk jemi bërë të parashikueshëm, ishte e vështirë të çaje mbrojtjen e Ganës
Pas fitores 4-2 ndaj Kroacisë në debutimin e tyre në Kupës së Botës, kombëtarja e Anglisë u ndal dje 0-0 në ndeshjen ndaj Ganës. Trajneri i Anglisë, Thomas Tuchel, duke komentuar rezultatin tha: “Është një grup shumë i vështirë, por nuk kemi nevojë për një thirrje zgjimi. Të gjithë janë vigjilentë dhe plotësisht të përkushtuar, nuk mund të ketë dyshim për këtë”. “Nuk kishte vetëbesim të tepruar në lojën tonë. Aspak. Nëse kishte diçka, ndoshta kishte pak kujdes të tepruar. Kemi katër pikë nga dy ndeshje me një ndeshje të tretë për të luajtur. Jemi në gjendje ta fitojmë dhe do të përpiqemi. Është shumë e rëndësishme që nivelet maksimale të mos bëhen shumë të larta dhe nivelet e ulëta shumë të ulëta“, tha Tuchel....
Burimi:
telesport.al