Tjetër goditje e Egnatias, Loukili prezantohet te kampionët

Tjetër goditje e Egnatias, Loukili prezantohet te kampionët

Egnatia vijon të pasurojë organikën e saj gjatë verës aktuale. I fundit figuron ish lojtari i AF Elbasanit Karim Loukili i cili sot është bërë pjesë e skuadrës rrogozhinase përpara se kampionët të nisin me aventurën europiane të turit të parë në Ligën e Kampionëve. Njoftimi i Egnatias: “Mirë se vini Karim Loukili! Klubi i Futbollit Egnatia njofton se sulmuesi Karim Loukili i është bashkuar zyrtarisht skuadrës dhe tashmë është pjesë e grupit në fazën përgatitore që po zhvillohet në Bansko, Bullgari. I urojmë një mirëseardhje të ngrohtë në familjen bardhejeshile, shumë suksese, shëndet dhe sa më shumë arritje me fanellën e Egnatias”/Sportiim.al/ Post navigation