Tirana bën surprizën, mposht 3-1 Pogradecin jashtë fushe në finalen e parë play off
21 Prill 2026 20:15 Telesport Skuadra e Tiranës fitoi sot 3-1 ndaj Pogradecit në finalen e parë play off në volejboll për femra (25-22, 25-23, 21-25, 25-18). Ndeshja mes dy skuadrave më të mira të Superligës u zhvillua në sallën sportive “Arefi Berberi“ në Pogradec. Kjo është humbja e parë sezonale në kampionat për Pogradecin, që bëri një hap të gabuar në momentin më të rëndësishëm të sezonit. Për bardheblutë e trajnerit Adrian Gorenxa kjo është një fitore e madhe jashtë fushe. Tirana arrin të fitojë në momentet e fundit dy setet e para, duke e nisur mirë ndeshjen, por liqenoret rihapin ndeshjen, pasi fitojnë setin e tretë. Gjithsesi, mikeshat nga kryeqyteti arrijnë sërish të jenë supëriore në fushë, duke fituar edhe setin e katërt....
Burimi:
telesport.al