Tifozët shpërthejnë ndaj Juventusit pas humbjes 2-0 me Fiorentinën: Na çatë trapin…
18 Maj 2026 8:05 Alfred Lleshi Humbja 2-0 ndaj Fiorentinës në ndeshjen e fundit shtëpiake të sezonit ka ndezur protestën e tifozëve të Juventusit. Dhjetëra mbështetës u grumbulluan jashtë “Allianz Stadium”, duke shfaqur hapur pakënaqësinë ndaj skuadrës. “Respektoni ngjyrat tona”, “Juve jemi ne” dhe “Na çatë trapin…” ishin disa nga koret drejtuar Locatellit me shokë. Disfata ndaj Fiorentinës, e kombinuar me fitoret e Milanit, Romës dhe Comos, komplikoi rëndë garën për Champions. Juventusi tashmë renditet i gjashti, dy pikë larg kuqezinjve dhe verdhekuqve, ndërsa edhe fitorja në derbin ndaj Torinos mund të mos mjaftojë për një vend në katërshe. Pas ndeshjes foli Luciano Spalletti: “Ndeshja e jetës? Gjërat e jetës janë të tjera. Është gabim të thuash ‘jemi të gjithë të vdekur’. Janë ndeshje futbolli. Sigurisht,...
Burimi:
telesport.al