Tifozët dalin kundër Ibrahimoviçit dhe mbrojnë Iglin: Tare dhe Alegri, të vetmit burra të vërtetë

Tifozët dalin kundër Ibrahimoviçit dhe mbrojnë Iglin: Tare dhe Alegri, të vetmit burra të vërtetë

Milani po i nënshtrohet një revolucioni të vërtetë. Igli Tare, Alegri dhe Furlani janë shkarkuar nga detyra pas dështimit për të marrë pjesë në Ligën e Kampionëve në sezonin e ardhshëm. Por ky vendim nuk i ka pëlqyer tifozerisë. Ultrasit e klubit kuqezi kanë shpalosur një baner në mbështetje të dyshes Tare-Alegri. Ndërkohë, ata i kanë dalë kundër Ibrahimoviçit, për të cilin kanë shprehur hapur pakënaqësinë e tyre. “Tare dhe Alegri, të vetmit burra të vërtetë. Ibra, e keqe absolute. Lojtarët dhe klubi, të gjithë janë për t’u fajësuar”, shkruhej në banerin e shpalosur pranë “San Siros”./Sport Ekspres/