Telefonata e Trump/ Infantino flet hapur: Vendimet i marrin organet e pavarura të FIFA-s

Telefonata e Trump/ Infantino flet hapur: Vendimet i marrin organet e pavarura të FIFA-s

Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, ka reaguar pas polemikave të krijuara rreth vendimit që i lejoi sulmuesit Folarin Balogun të luajë me Shtetet e Bashkuara në ndeshjen ndaj Belgjikës në fazën e 1/8 së finales të Kupës së Botës. Çështja mori përmasa të mëdha pasi media të ndryshme raportuan se edhe presidenti i SHBA-së, Donald Trump, kishte ndërhyrë përmes një telefonate lidhur me rastin e Balogun. Përmes një deklarate zyrtare, Infantino theksoi se organet disiplinore të FIFA-s veprojnë në mënyrë të pavarur dhe se asnjë ndërhyrje e jashtme nuk ndikon në vendimet e tyre. Deklarata e plotë e Gianni Infantinos: “Kam parë komentet e publikut lidhur me vendimin e Komisionit të Pavarur Disiplinor të FIFA-s për çështjen e Folarin Balogun dhe dëshiroj të ritheksoj një...