Të premten finalja e madhe në Abissnet Superiore për femra. Titulli do të diskutohet mes Vllaznisë dhe Apolonisë
26 Maj 2026 19:07 Telesport Vllaznia dhe Apolonia do të përballen të premten e 29 majit në finalen e madhe të fazës “Final 4” për vajza, sfidë që do të përcaktojë edhe skuadrën kampione të edicionit 2025/2026. Takimi do të zhvillohet në stadiumin “Selman Stërmasi”, duke nisur nga ora 16:00. Vllaznia vjen në këtë finale si kampionia në fuqi dhe me një sezon mjaft të mirë, ndërsa Apolonia synon të kurorëzojë një edicion pozitiv me fitimin e trofeut. Të dyja skuadrat kanë treguar nivel të lartë gjatë gjithë kampionatit dhe premtojnë një finale të luftuar deri në minutën e fundit. Cila skuadër do të ngrejë trofeun e kampiones? Gjithçka do të vendoset të premten në stadiumin “Selman Stërmasi”. Ndërkaq, të enjten në oren 17:00 në...
Burimi:
telesport.al