Tacchinardi “skarcon” Vlahoviç: Juventusi të mos shohë më pas, do të merrja Kolo Muani dhe Sørloth
Alessio Tacchinardi, ish-mesfushori legjendar i Juventusit, foli për “Tuttosport” mbi mundësinë që Vlahoviç të pranonte ulje page për të rinovuar kontratën me bardhezinjtë: “Prisja që ai të bënte një hap drejt klubit. Natyrisht, secili mbron interesat e veta, por mendoj se Juventusi i ka dhënë shumë, si në aspektin e prestigjit, ashtu edhe të fitimeve. Shpresoja që ai ta kuptonte këtë. Personalisht do të nisja një cikël të ri në sulm. Do të merrja Kolo Muani, i cili ka treguar se është lojtar i denjë për Juventusin, si dhe do të merrja Sørloth, një futbollist i besueshëm. Mendoj se ka ardhur koha të mos shohim më pas, pa pengje të tepërta”. Tacchinardi komentoi edhe emërimin e Giovanni Carnevali si administrator i ri i deleguar: “Është...
Burimi:
telesport.al